Blerim Latifi komenton ‘non-paper’: A jemi të përgatitur për të reaguar si komb?

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar “non-paper” thotë se vendet mike dhe jo mike të Kosovës po zhvillojnë luftë të ftohte rreth problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Latifi thotë se me rëndësi është reagimi i kombit shqiptar. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi ngre dyshime se nuk jemi të përgatitur për të nërë reagimin e duhur.

“Fakti se të dy tekstet janë “pa autorë”, tregon qartë se sherbimet e inteligjencës të vendeve mike dhe jomike të shqiptarëve janë duke zhvilluar një luftë të ftohtë rreth problemit Kosovë- Serbi dhe kjo luftë e ftohtë sherbimesh na tregon, parasegjithash, se status quosë së këtij problemi po i vjen fundi. A jemi të përgatitur për të reaguar si komb në këtë rast? Kam dyshime të forta se jo’, shkruan Latifi.

Shkrimi i plotë:

Ky non-paper-i i dytë ku flitet për “distriktin autonom serb në Kosovën veriore” kuptohet se është kundërpërgjigjje ndaj non-paper-it të parë ku flitej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Fakti se të dy tekstet janë “pa autorë”, tregon qartë se sherbimet e inteligjencës të vendeve mike dhe jomike të shqiptarëve janë duke zhvilluar një luftë të ftohtë rreth problemit Kosovë- Serbi dhe kjo luftë e ftohtë sherbimesh na tregon, parasegjithash, se status quosë së këtij problemi po i vjen fundi. A jemi të përgatitur për të reaguar si komb në këtë rast? Kam dyshime të forta se jo.