Blerim Latifi: Dashuria e disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, i ka komentuar reagimet për sulmet e fundit ajrore në Palestinë, duke thënë se “dashnia e papërmbajtur disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos”.

Latifi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se reagime të këtilla nuk kanë të bëjnë me konfliktin izraelito-palestinez.

Postimi i tij:

Kjo dashnia e papërmbajtur disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos, pra jugonostalgji.

Më së paku ka të bëj me dhimbjen për viktimat e pafajshme të konfliktit izraelito-palestinez.

Lexoni artikujt e Rilindjes të viteve ’60 e ’70 dhe do ta shikoni sesa janë të ngjashëm me këta tipat e sotëm që dënojnë Izraelin dhe mbështesin organizatën terroriste, Hamasin.

Qysh ka qenë ajo parulla pas vdekjes së Titos: I posle Tita, Tito! Edhe pas Titos, Tito!