Blerim Latifi: Albin Kurti e ka një shans për ta fituar vendin në histori

Analisti politik, Blerim Latifi ka shkruar në Facebook pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme ku LVV-ja radhitet e para.

Latifi ka thënë se në një shtet ku epiteti kryesor i cili u mvishet politikanëve është epiteti i hajnit, çelësi për sukses elektoral është të perceptohesh si i pakorruptuar.

“Këtë çelës e kishte vetëm Kurti, prandaj dukej qartë se fitorja e tij do të jetë e pashmangshme dhe e madhe. Antikorrupsioni është tregimi i madh që e solli në pushtet dhe koha e qëndrimit të tij në pushtet do të varet krejtësisht nga aftësia e tij për ta përkthyer këtë tregim në praktikë qeverisëse.Natyrisht, për këtë nuk do t’i mjaftojë vetëm pakorruptueshmëria e tij personale, por edhe ajo e ekipeve të tij qeverisëse”, tha ai.

Latifi ka shtuar se Kurti e e ka para vetes vetëm një shans për ta fituar vendin në histori dhe kjo shansë quhet sundimi i ligjit.