Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Blerim Kuçi, ka thënë sonte se do ta mbajë premtimin dhe do të jap dorëheqje nga pozita e deputetit.

Kuçi kishte premtuar se nëse sivjet nuk liberalizohen vizat, ai do të dorëhiqet.

“Do të jap dorëheqje pas formimit të Ushtrisë më 14 dhjetor”, ka thënë Kuçi në Dukagjin, transmeton Ballkani.info.

Kuçit në mbështetje i ka dalë deputeti i Nismës, Milaim Zeka, i cili ka thënë se ai nuk duhet të jap dorëheqje, sepse liberalizimi i vizave nuk varet prej Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës ka nevojë për deputet si Blerim Kuçi, sidomos në këtë fazë të rëndësishme për vendin”, ka thënë Zeka. /Ballkani.info/