Blerim Isufaj është zgjedhur kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Me dhjetë vota pro, e asnjë votë kundër, Isufaj arriti të zgjidhet në krye të Prokurorisë Speciale, pozitë kjo e cila më parë mbahej nga Elez Blakaj, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, Kryeprokurorë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës është zgjedhur Kujtim Munishi.