Blerand Stavileci, nënkryetar i parë i Prishtinës

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës pritet që të bashkëpunojnë në Komunën e Prishtinës dhe pozitën e dytë më të rëndësishme, atë të nënkryetarit, do ta marrë Blerand Stavileci i PDK-së.

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë nënkryetari i parë i Komunës së Prishtinës, mëson Reporteri.

Nënkryetar i dytë i Prishtinës, mbetet Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike.

Burimet e Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se po ashtu, PDK-ja do t’i marrë 5 ndërmarrje publike dhe 4 drejtori.

Sot, Kuvendi Komunal i Prishtinës zgjodhi Fehmi Kupinën si kryesues të Asamblesë.