Bleona Qereti

Bleona Qereti mohon të jetë pjesë e Big Brother VIP Albania 3

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, u përfol se do të jetë pjesë e Big Brother VIP Albania 3.

Artistja u tha se do t’i bashkohet këtij formati, ndonëse lajmi qarkulloi nga disa media në Shqipëri.

E njëjta ka mohuar thashethemet me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.

“Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin nga sa më afër në ekranet shqiptare më duhet të iu them që këto lajme nuk janë të vërteta”, u shpreh ajo.

Bukuroshja e famshme tutje shtoi: “Do ju lutesha portaleve ti hiqni nga qarkullimi”.

Foto: Screenshot/Instagram

Tashmë kanë dalë disa emra nga Kosova e Shqipëria që do të jenë pjesë e këtij reality shou.

Disa prej tyre janë: Olsi Bylyku, Roza Lati, Adelina Tahiri, Romeo Veshaj, Albi Nako etj.

Foto: Screenshot/Instagram