I ka goditur keq.
Këngëtarja Bleona Qereti ka dhënë një intervistë për Syri Kosova, me ç’rast ka folur edhe për koleget e saj të cilat po pretendojnë të bëhen emra të mëdhenj të muzikës kudo në botë.
Ajo tha se ka qenë inspirim për to, pasi këtë ‘biznes’ e ka nisur e para, para një dekade.
“Pa përmendur emra të veçantë, ju uroj të gjithëve shumë suksese në përpjekjet e tyre. Të përpiqesh është më mirë se sa të mos bësh asgjë. Unë ju uroj suksese në nismën që kanë ndërmarrë dhe shpresoj që kam qenë inspirim për to, pasi unë jam e para që kam nisur këtë punë 10 vjet më përpara” janë fjalët e saj.







