këngëtare

Bleona flet hapur për ish të dashurit e saj: I numëroj me gishtat e njërës dorë

Bleona Qereti njihet si njëra ndër këngëtaret e cila gjithmonë ka thyer tabu.
Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, gjithmonë e ka marrë guximin të tregoj shumë nga vetja, qoftë për jetën personale ashtu edhe atë artistike, shkruan lajmi.net.

Prej disa vitesh këngëtarja ka lajmëruar se është duke punuar për të nxjerrë në treg një libër që mban emrin dhe firmën e saj, e edhe për këtë pjesë ajo ka për të thënë diçka.

Ajo vazhdon akoma të jetë vetvetja dhe në intervistën e fundit të dhënë për ‘Telegraf’ ndër të tjera ka folur hapur edhe për ish të dashurit e saj.

‘’Për librin janë bërë shumë aludime, por mua nuk më intereson fare tregu shqiptar, por ai ndërkombëtar. Libri do të dalë kur unë të jem gati për tregun ndërkombëtar që të tregoj historinë time, si jam bërë ‘Bleona’. Nuk ka lidhje me idiotësitë që lexohen në media të tipit, do dalin të dashurit e Bleonës, sepse siç kam thënë në intervista, të dashurit e mi janë aq sa për t’i numëruar me gishtat e njërës dorë. Theksoj që nuk ka lidhje me këtë, por me marrëdhëniet njerëzore, si jam bërë Bleona që jam sot’’, tha ajo.

Këngëtarja në veçanti ka zbuluar për fansat se në librin e saj tregon për të gjitha vështirësitë e jetës me të cilat është përballur.

”Aty tregoj të gjitha vështirësitë, me çfarë jam përballur, me njerëzit që kanë dashur të më pengojnë, ose më kanë ndihmuar. Është libër për marrëdhëniet njerëzore, jo ato seksuale dhe nuk është për tregun shqiptar, por për atë ndërkombëtar. Shqipëria është vetëm 10% në gjithë librin, madje më vjen për të qeshur kur shqiptarët bëhen ‘legjendat e mendjes së tyre’, pasi nuk e ka njeri mendjen as tek ministrat, as tek qeveria në Shqipëri. Pjesë e librit janë sheikë, miliarderë, producentë muzike dhe filmash, sigurisht edhe politikanë shqiptarë, por nuk ka lidhje me marrëdhëniet seksuale”, ka përfunduar këngëtarja.