Bleona e turpëron fansin, nga ofendim në kërim falje

‘Heronjtë’ e tastierave që nuk përtojnë të ofendojnë janë të shumtë në rrjete sociale.

Shqiptarë me bollëk herë me emër të tyre e herë me adresa të rreme me zell të madh vjellin vrer mbi të tjerët.

Në një rast të tillë hasi së fundmi edhe Bleona.

Këngëtarja e njohur është ballafaquar me një komentues i cili i ka përmendur hapjen e shalëve. Kaq ka mjaftuar që Bleona ta ‘degjenerojë’ publikisht por pjesën më të madhe e kanë kryer fansat e saj të shumtë.

Nuk janë dashur më shumë se dhjetë minuta që profili i komentuesit në InstaStory të Bleonës të vërshohet nga komentet e ndjekësve që e kanë detyruar personin në fjalë të tërhiqet. Ai madje i ka kërkuar falje për fjalët e thëna këngëtares e cila ka pyetur ndjekësit e shumtë nëse duhet ta heqë profilin e tij.

Përkundër votave me shumicë jo, Bleona është treguar zemërmirë në këtë rast dhe ka fshirë postimet në InstaStory duke siguruar paqen e personit në fjalë por mbi të gjitha zmbrapsjen e tij nga komentet e panevojshme ofenduese. Pa dyshim se të tjera herë, ai dhe të tjerë që ofendojnë pa bazë do të mendohen dy herë përpara komenteve. Një situatë si kjo le të shërbejë si mësim i mirë!

loading…