Blendi Fevziu publikon foton, identik si gjyshja e tij por vetëm me flokë

Blendi Fevziu ka ndarë një foto ndryshe me ndjekësit, që daton më shumë se një shekull më parë. “Fatime dhe Abdyl Ypi në foto te marsit 1918”, ka shkruar Blendi duke na njohur me një detaj të rëndësishëm.

Personazhet e fotos janë stërgjyshërit e Fevziut dhe çfarë kanë vënë re komentuesit ka qenë një fakt interesant, që vështirë të mos e pranosh. Mes Blendit dhe stërgjyshes së tij ngjashmëria në pamje është shumë e madhe. Këtë e ka pranuar dhe vetë ai, ndërsa ajo që tërheq tjetër vëmendje është klasi dhe eleganca që përcjell imazhi.

 Facebook Twitter