Ferizaj
Blen armë – arrestohet nga Policia
Policia në Ferizaj ka arrestuar një mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka blerë një armë automatike me karikator dhe 27-fishekë cal-7.62 mm nga një person tjetër.
Arma është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.