FOTO

Bledi Mane mungon në spektaklin e Big Brother, zbulon arsyen

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, mungoi gjatë spektaklit të kaluar.

E kjo duket të jetë për arsye shëndetësore siç edhe ka njoftuar ndjekësit me postimin e fundit.

Gazetari nga Shqipëria tregon se është i sëmurë dhe se për këtë arsye nuk mund të udhëtojë në Kosovë.

I njëjti nuk ka dhënë më shumë detaje, ndonëse kërkon të mirëkuptohet nga të gjithë ata që e përkrahin në këtë rrugëtim.

Postimi i plotë i Bledit (pa ndërhyrje):

“Të dashur miq, edhe sot do mungoj në Prime të Big Brother VIP Kosova.

Me porosi të mjekes e cila ndjek ecurinë time shëndetësore, nuk mundet të udhëtoj drejt Prishtinës.

Më mirëkuptoni”.