Blake vjen me diçka të re, kënga “Gjendje” pritet mirë nga publiku

Artisti kosovar, Blake ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor.

Kënga e re titullohet “Gjendje” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku.

Kënga është realizuar nga producenti Skizo, ndërsa teksti është shkruar nga Blake. Deri tani, kënga ka arritur të klikohet mbi 43 mijë herë.

‘Gjendje’ është publikuar edhe me videoklip, në të cilin rep-artisti në të gjitha skenat e projektit muzikor shihet i vetëm. Ndryshe, kënga është publikuar në platformën sociale YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=WxHiuCuMswM