Blakaj e quan “gjeneral” Agim Veliun, ja mesazhi i tij për të

Njohësi i çështjeve politike, Sami Blakaj ka thënë se LDK e ka “gjeneralin” për kryeministër.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se gjenerali Agim Veliu ishte personaliteti i vitit brenda LDK-së.

Blakaj ka shtuar si ai çfarë lakmoi e realizoi duke u thirrur në emër të votuesve të LDK-së.

Ai ka thënë se tani ka ardhur koha që votuesit të flasin për Agimin dhe i ka bërë thirrje që të kandidojë dhe t’i mbetet elektoratit ta vlerësojë.

Postimi i tij i plotë:

LDK e ka „gjeneralin“ për Kryeministër!

Gjeneral Agim Veliu, ishte personaliteti i vitit brenda LDK-së. Thjeshtë çfarë ai lakmoi edhe e realizoi, gjithnjë duke folur në „emër“ të VOTUESVE të LDK-së. E tash ka ardhur koha të flasin VOTUESIT për Agimin.

#Agim, kësaj radhe e ke për obligim moral me kandidu, ndërsa elektoratit i mbetët me të vlerësu.