Ferizaj sot do të bëhet me shtatoren e heroit, ish-kryeministrit, Tony Blair. Mirëpo, ky i fundit, nuk mund të jetë i pranishëm në ceremoni.

Lidhur me këtë, ai ka shkruar një letër, të cilën e ka publikuar Bashkim Fazliu, drejtor i Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair”

Fazliu thotë Blair në këtë letër ka shprehur mirënjohjen për shtatore, derisa ka thënë se do ta vizitojë atë në të ardhmen.

“Kam nderin të ndaj me ju një letër direkte dhe një pjesë me shkrim e nënshkrim të vetë ish-kryeministrit britanik TONY BLAIR, datë 11.06.2024”

Letra e plotë:

Mr. Bashkim Fazliu

11 Qershor 2024

I dashur Bashkim, (me shkrim)

Desha t’ju shkruaj para 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës më 12 Qershor për të shprehur mirënjohjen time më të sinqertë për vendosmërinë tuaj të plotë për të porositur një shtatore time në qytetin e Ferizajt. Ky është një nder i vërtetë dhe më vjen shumë keq që nuk mund të jem i pranishëm në shpalosje.

Miqësia e njerëzve të Ferizajt është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe jam jashtëzakonisht i përulur nga respekti që ju dhe ata që keni shfaqur ndaj meje. Kam pasur nderin të pranoj ftesën e Presidentit tuaj për të vizituar Kosovën këtë javë. Kosova do të ketë gjithmonë një vend në zemrën time dhe jam i vendosur që në të ardhmen të vizitoj njerëzit e Ferizajt dhe shtatoren.

Ju uroj suksesin më të madh me shpalosjen dhe shpresoj t’ju takoj personalisht një ditë së shpejti.

Me urimet e mia më të mira, (me shkrim) Faleminderit shumë. Është një nder i madh për mua.

I juaji sinqerisht,

Tony Blair

Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” është bartës dhe organizues i tërë projektit mbi ngritjen e shtatores së Tony Blair-it dhe organizimin e tubimit Inaugurues me 12 qershor 2024 në Sheshin “Tony Blair” në Ferizaj, Kosovë.