Në gjithë botën sot kanë filluar zbritjet e mëdha të njohura ndryshe si Black Friday, që zhvillohen një ditë pas festës së Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara. Dyqane të shumta bëjnë oferta të ndryshme dhe njerëzit në masë të madhe dalin për ti kapur këto zbritje.
Ndërkohë në Itali këtë vit ka ndodhur diçka e pazakontë ku në zbritjet e Black Friday është përfshirë edhe sektori i funeraleve. Kështu Outlet i Funeralit të Cologno Monzese (Milano) ka parashikuar zbritje deri në 20% për ata që blejnë paketën e varrimit sot.
Paketa e ofruar nga agjencia funerale, ofron që çdokush mund të blejë për Black Friday këtë paketë dhe ta ketë të gatshme në momentin që vdes. “Edhe ne si të gjithë ndërmarrjet e mëdha, kemi vendosur të aplikojmë një tarifë speciale për klientët që blejnë këtë paketë elegante në ditën e të premtes-kanë thënë nga kompania. Sektori funeral, duhet të mbetet në një hap me kohën. Kushdo është i interesuar mund të na kontaktojnë” shkruhet në njoftim.
