Këngëtarja e famshme është veshur nga kreatorja shqiptare.
Këngëtarja e famshme, Blac Chyna, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2020” e ka veshur fustanin e kreatores shqiptare.
Bëhet fjalë për Dona Matoshin e cila këtë e ka treguar nëpërmjet publikimit të disa fotografive në Instagram.
Këngëtarja kishte të veshur një fustan me ngjyra të kombinuara të zezë dhe atë blu i cili i tregonte gjoksin pa sytjena dhe këmbën, fustani ky i cili padyshim e bënte të dukej tërheqëse.
Këtë vit krijimet e dizenjatorëve shqiptarë ishin shumë të përzgjedhur nga yjet të cilët morën pjesë në “Oscars”.
https://www.instagram.com/p/B8Yl8umhixr/?utm_source=ig_embed







