Biznesmeni nga diaspora, kushëri i Glauk Konjufcës përkrah PDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit

“Me veprimtarë të shquar të diasporës, aktivistë e mbështetës të kahmotshëm të PDK-së”, kështu e fillon publikimin e tij në Facebook, kandidati për deputet nga PDK-ja, Elmi Reçica.

Por, ajo që bie në sy në këtë postim në Reçicës është se në fotografi së bashku me të janë Mefail Retkoceri, Lulzim Konjufca e Arlind Retkoceri.

E Lulzim Konjufca i cili shihet në fotografi së bashku me kandidatin për deputet të PDK-së, është kushëri i afërt i nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcës.

Ndër të tjera, Reçica është shprehur se diaspora do të ketë vend meritor në PDK dhe se do të angazhohet për garantimin e të drejtave të diasporë.

“Me veprimtarë të shquar të diasporës, aktivistë e mbështetës të kahmotshëm të PDK-së, njëherit biznesmen të suksesshëm, të cilët jetojnë e veprojnë në Londër.
Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë, të takoja e të kalonim momente bashkëbisedimi me Mefail Retkocerin, Lulzim Konjuvcën dhe Arlind Retkocerin.
Diaspora do ta ketë vendin meritor në Partinë Demokratike të Kosovës, do të angazhohemi vazhdimisht për garantimin e të drejtave të diasporës së Kosovës në botë dhe për pjesëmarrje sa më aktive në jetën publike në Kosovë.”, ka shkruar Reçica.

Ky është postimi i tij: