Biznesmeni nga Deçani aderon në NISMA

Nisma Socialdemokrate ka prezantuar aderimin më të ri.

Nisma përmes një njoftimi thotë se biznesmeni i njohur nga Isniqi i Deçanit, Nexhat Mulaj, ka ardhur nga Zvicra, për të mbështetur Nismën dhe projektin politik të kryetarit Limaj.

Postimi i tij:

Familjes sonë socialdemokrate i është bashkuar biznesmeni i njohur nga Isniqi i Deçanit, z. Nexhat Mulaj, i cili këto ditë ka ardhur nga Zvicra, për të mbështetur Nismën dhe projektin politik të kryetarit Limaj, për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare.

z. Mulaj është biznesmen i njohur në Zvicër, i cili përmes biznesit të tij ka krijuar mundësi punësimi për shumë shqiptarë që jetojnë e veprojnë atje.

Bashkë me z. Mulaj, NISMA do të jetë edhe më e fuqishme për procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.