Bizneset përsëri nuk i regjistrojnë punëtorët e tyre në ATK

Numri i punëtorëve  që aplikuan për këtë shtesë prej 170 euro ishte rreth 133 mijë.

Por, komisionet verifikuese  gjetën mangësi të shumta në këto aplikacione, gjë që ka rezultuar me vetëm rreth 41 mijë punonjës përfitues në muajin prill të viti të kaluar.

Një nga shakataret ishte edhe mos formalizmi i punëtorëve nga ana e bizneseve.

Paralajmërimi i ndihmës dytë të qeverisë,  nxiti bizneset që të regjistrojnë punëtorët, e pas kësaj ekzekutivi pohoi se ka pasur vende të reja pune.

Sidoqoftë, punëdhënësit kanë filluar përsëri që të mos e kryejnë këtë obligim ligjor, e sidomos kur janë në pyetje punëtorët sezonal.

Kështu thonë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

E nga ky institucion tregojnë edhe numrin e punonjësve informal të evidentuar.

Kurse, Jusuf Azemi nga Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës është i bindur se edhe shifrat që jepen për formalizmin e punëtorëve nuk janë reale.

Azemi pohon po ashtu se ka edhe raste kur punëtorët nuk dëshirojnë të regjistrohen, për çfarë jep edhe arsyet..

Ndërkohë, ekonomisti Imer Raçi flet për ndikimin negativ që ka punësimi informal në ekonominë e shtetit.

Numri i personave të punësuar në sektorin privat në Kosovë raportohet të jetë afro 320 mijë.