Bixhozi ilegal, kapen tetë persona në Doganaj të Ferizajt

Pas një pune operative të policisë në Doganaj të Ferizajt, në një lokal janë hasur tetë persona duke luajtur bixhoz dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e zhetonëve të cilat përdoren për lojë dhe disa letra të bixhozit.