Zëvendëskryeministri

Bislimi uron VMRO-DPMNE-në, shprehet i gatshëm të punojë me Mickoskin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të enjten, uroi partinë nacionaliste të krahut të djathtë VMRO-DPMNE për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut, derisa shprehu gatishmërinë për të punuar bashkërisht drejt forcimit të të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal.

“Urime VMRO-DPMNE-së për fitoren e zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe për mandatin e ardhshëm për të formuar qeverinë e re të koalicionit. Kosova është e gatshme të punojë bashkërisht drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, shkroi ai.

VMRO DPMNE-ja shënoi fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 8 maj 2024 në Maqedoninë e Veriut, ku mori mbi 43 për qind të votave, apo 59 mandate nga 120 sa numëron Parlamenti i Maqedonisë së Veriut.