Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, do të udhëtoj sot në Bruksel për të vazhuar bisedimet Kosovë-Serbi.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti, pas takimit me homologun e kroat, Andrej Plenkoviq.
Derisa në konferencë për media Kryeministri Kurti pas takimin me kryeministrin kroat tha se e vlerësojmë lart mbështetjen që merr Kosova nga Kroacia në rrugën e saj drejt shtet-ndërtimit.
“Vizita e sotme ri konfirmon afërsinë dhe marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona, pasi kemi të kaluar të përbashkët. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep Kosovës”, ka thënë Kurti.
Në anën tjetër Plenkoviq tha se Kroacia po punon që ta ndihmojë Kosovën në liberalizimin e vizave.
“Ne punojmë që të ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj evropiane e po ashtu do ta ndihmojë për liberalizimin e vizave. Ju e dini që Kroacia është anëtarja më e re aty dhe se do t’u ndihmojë sa i përket transformimit”, ka thënë Plenkoviq







