Francë

Bislimi udhëton për vizitë zyrtare në Francë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë.

Ai gjatë qëndrimit njëditor atje, do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone.

Bislimi do të takohet edhe me diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez, thuhet në njoftimin e qeverisë.