Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në letrën që i ka dërguar emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka renditur përpjekjet që ka bërë Kosova karshi përmbushjes së kërkesave të BE-së për t’i larguar masat që blloku ka vendosur ndaj Kosovës.

Bislimi ka përsëritur thirrjet për t’u larguar sa më shpejt masat.

“Në një letër dërguar emisarit të BE-së, Lajçak, kam renditur përpjekjet që ka bërë Kosova ndaj kërkesave për heqjen e masave. Një largim i menjëhershëm i masave do të ndihmonte t’i mobilizonim përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave dhe të krijonim një mjedis për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Bislimi në platformën “X.

In a letter to EUSR Lajcak, I listed efforts that 🇽🇰 made towards requirements for measures to be lifted. An immediate removal would help us mobilize efforts for accelerated reform progress, create the environment for strengthened regional cooperation & faster integration of WB6. pic.twitter.com/k0KWm4wyEn

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) February 5, 2024

VIDEO BONUS: Punëtorët teknikë të shkollave fajësojnë Albin Kurtin për pagat e vogla