Gabiel Di Bella

Bislimi pret në takim një delegacion të FMN’së

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka pritur dje në takim një delegacion të FMN’së.

Në njoftimin e ZKM’së thuhet se përfaqësuesi i FMN’së, Gabriel Di Bella ka vlerësuar lartësisht dhe përgëzoi Kosovën për të arriturat në fushën e ekonomisë e linjën e plotë të ndjekur edhe me rekomandimet e FMN-së.

Ndërsa Bislimi e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe besimin ndaj Kosovës.

“Përfaqësuesi i FMN-së vlerësoi lartësisht dhe përgëzoi vendin tonë për të arriturat në fushën e ekonomisë e linjën e plotë të ndjekur edhe me rekomandimet e FMN-së. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi z. Di Bella dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetjen dhe besimin ndaj Kosovës edhe në lidhje me programin në kuadër të instrumentit më të ri të FMN-së të quajtur Resilience and Sustainability Fund, nga i cili Kosova është përfitues.”

Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar ta përforcojë bashkëpunimin me FMN’në.

“Më tej, ai theksoi që Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar ta përforcojë bashkëpunimin me FMN-në dhe institucionet e tjera ndërkombëtare për ngritje të kapaciteteve dhe zhvillimit të vendit. Me theks të veçantë, z. Di Bella përgëzoi dhe punën e Qeverisë, respektivisht Ministrinë e Ekonomisë për projektin e Ankandit të parë për energji të ripërtëritshme.”