Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi, ka thënë se projektligji i ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) do të rrisë transparencën e pronësisë së mediave.

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të mërkurën u shqyrtua në parim projektligjin për KPM-në. Tani pritet të përcillet në Kuvend, mes shumë kritikave.

Bislimi ka thënë se ky projektligj është në përputhje me direktivat evropiane.

Tea Blakaj, këshilltare ligjore në Qeveri, ka thënë se projektligji ka kaluar në të gjitha fazat e konsultimit publik.

“Kemi transpozuar të gjithë direktivën evropiane”, ka thënë Blakaj.

Por deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani, ka rekomanduar që ky projektligj të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias.

BONUS VIDEO: Papastërtia në shkolla për shkak të grevës, punëtorët teknikë: Mund të infektohen fëmijët