Zëvendëskryeministri

Bislimi për marrëveshjen KEDS-Elektrosever: Hap tutje drejt normalizimit të furnizimit dhe faturimit të rrymës në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit edhe kryengeociatori i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes KEDS-it dhe Elektroseverit për rrymën në komunat veriore.

Bislimi ka thënë se kjo marrëveshje u bë pas më shumë se një viti dakordimi për Udhërrëfyesin për Marrëveshjen e Energjisë.

Ai ka thënë se operimi i Elektroseverit në veri do të jetë brenda kornizës ligjore të Kosovës.

Tash duhet të ecet tutje edhe me hapat e tjerë të nevojshëm për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vitesh, ilegalitetit në mospagesë të rrymës.” – ka shkruar ndër të tjera të hënën Bislimi në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se Kosova është treguar palë konstruktive dhe se pret që të zbatohet marrëveshja edhe nga Serbia.

Reagimi i tij:

Me nënshkrimin e kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever, sipas pikës 3 të Udhërrëfyesit për Marrëveshjen e Energjisë, u bë një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në katër komunat në veriun e Kosovës.

Më shumë se 1 vit pas dakordimit mbi udhërrëfyesin e pasiqë pala jonë i përmbushi menjëherë obligimet e saj që derivojnë nga marrëveshja, Elektrosever pranoi ta nënshkruajë kontratën. Operimi edhe në veri, do të ndodhë brenda kornizës ligjore e rregullative të Republikës së Kosovës, ashtu siç në të gjithë territorin e vendit tonë.

Tash duhet të ecet tutje edhe me hapat e tjerë të nevojshëm për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vitesh, ilegalitetit në mospagesë të rrymës.

Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet e saj, andaj dhe presim e kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër, për ta përfunduar këtë proces.