Bislimi për Abdixhikun: Komentet që i ka dhënë ai për rrymën s’janë të denja as për një student të ekonomisë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar mbi komentet e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës në kuvend mbi energjinë elektrike.

Sipas Bislimit, Abdixhiku pretendon se është profesor i ekonomisë, dhe mban doktoraturë në këtë lëmi.

“Komentet që i ka dhënë ai në kuvend (për rrymën) nuk janë të denja as për një student të ekonomisë”, ka thënë ai

Madje ai ka thënë se gabime të tilla nuk mund ti falen Abdixhikut.