Zëvendëskryeministri

Bislimi njofton për takimin e djeshëm me Troccaz: Mbuluam disa tema, me fokus zhvillimet e fundit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar këtë të mërkurë se një ditë më parë ka zhvilluar takim me të Dërguarin e Francës për Ballkanin, Rene Troccaz.

“Dita e djeshme u dallua me takime dhe diskutime të rëndësishme, përfshirë atë me emisarin francez, Troccaz, të cilin e mirëprita në Kosovë”, ka shkruar Bislimi.

“Mbuluam një mori temash, me fokus zhvillimet e fundit. Kosova dhe Franca ndajnë një lidhje të fortë, derisa ne vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet tona”.

VIDEO BONUS: