Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova qëndron pas planit të përbashkët me QUINT-in për të zgjidhur çështjen e dinarit, pas dakordimit të sotëm në Bruksel që pala kosovare dhe ajo serbe të dërgojnë propozime për dinarin e më pas ato të diskutohen të hënën.
Bislimi ka deklaruar se Kosova e ka bërë të qartë që do ofrojë zgjidhje teknike sipas planit që ajo u ka ofruar edhe shteteve të QUINT-it javë më parë.
Po ashtu Bislimi, ka thënë se Serbia ka vazhduar ta refuzojë marrëveshjen bazike dhe zbatimin e saj.
“Diskutohet sot në Bruksel në takimet e procesit të dialogut lidhur me zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit Zbatues. Për fat të keq, Serbia përsëri refuzoi marrëveshjen dhe zbatimin e saj”.
“Kemi prekur edhe një varg çështjesh, ku janë trajtuar edhe disa shkelje të marrëveshjeve nga Serbia, si për energjinë, telekomunikacionin dhe pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka deklaruar Bislimi.
“Sa i përket rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme dhe transparencën, palët do të sjellin ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër, duke respektuar gjithmonë vendimin në fjalë të BQK-së”.
“Republika e Kosovës qëndron në ofertën e saj për të ofruar zgjidhje teknike bazuar në planin e përbashkët me vendet e Quint”, ka deklaruar Bislimi.
1/4 Discussed today in Brussels in the dialogue process meetings regarding the implementation of the Basic Agreement and Implementation Annex. Unfortunately, Serbia again refused the agreement and its implementation. pic.twitter.com/gJEFxIHsSy
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) March 19, 2024







