Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e radhës së saj.
Në të do të diskutohet edhe për situatën e fundit me përhapjen masive të koronavirusit në botë, përfshirë edhe vendet fqinje të Kosovës.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka thënë se aktualisht ndikimi më i vërejtur në ekonominë kosovare është furnizimi më i ngadalshëm me mallra nga Kina.
Sidoqoftë, ai e ka lënë të hapur mundësinë që me rritjen e ndikimit të virusit në Evropë, edhe Kosova do të preket nga ndikimi më serioz në sektorin ekonomik
“Ndikimet më të mëdha janë në furnizimet e ngadalësuara me mallra nga Kina. Mirëpo, nëse një gjendje e tillë rrit ndikimin në Evropë, do të ketë ndikim edhe në Kosovë”, ka thënë ai.







