Bislimi: Flini shlirë, pozita e Kosovës në dialog s’ka qenë kurrë më e mirë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se pozita e Kosovës me procesin e dialogut Kosovë-Serbi s’ka qenë kurrë më mirë.

Duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, Zhvillim e Dialog, ai tha se s’ka asnjë arsye për brenda në tërësi.

“Unë si kryenegociator kam mandat të qartë dhe atij mandati i përmbahem 100 për qind, në atë mandat s’ka asnjë lëkundje. Pozita e Kosovës në procesin e dialogu s’ka qenë kurrë më mirë dhe s’ka asnjë arsye për brenga apo skepticizëm në tërësi. Muni me flejt shlirë”.