Bislimi dhe Petkoviqi takohen të hënën në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, do të takohet të hënën në Bruksel me udhëheqësin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ky takim do të zhvillohet me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kështu ka bërë të ditur Lajçak, pas takimi që zhvilloi të enjten me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.

Pas këtij takimi, Lajak do të udhëtojë për në Beograd ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.