Bislimi dhe Nagavci vizitojnë nesër Luginën e Preshevës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë nesër Luginën e Preshevës.

Në njoftimin për media është theksuar se gjatë vizitës së tyre në Luginë, Bislimi dhe Nagavci do të takojnë edhe deputetin Shaip Kamberi.

Agjenda e plotë:

10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar

11:15 – Takim me Deputetin z. Shaip Kamberi

12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit

12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc

14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë

15:00 – Drekë Pune me liderët politik të Preshevës

17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel Rozafa Bujanoc.