Recetë

Biskota të buta me shije intensive, provoni këtë recetë gjatë festave

Biskotat me çokollatë janë biskota të thata, të cilat bëhen më shpesh gjatë festave të fundvitit. Edhe pse kanë një kore krokante, ato janë shumë të buta nga brenda dhe kanë një shije intensive.

Kanë një pamje interesante dhe janë shumë të lehta për t’u bërë, mund t’i bëni edhe në version të bardhë me shije limoni.

Për këto biskota ju nevojiten:
200 gramë miell
200 gramë çokollatë gatimi
100 gramë sheqer të imët
2 vezë
50 gramë gjalpë
gjysmë luge çaji pluhur pjekjeje
1 lugë çaji rum
një majë kripë
sheqer pluhur

Përgatitja:
Fillimisht shkrini çokollatën dhe gjalpin. Ndërkohë përzieni miellin dhe kripën në një enë. Në një enë tjetër rrihni vezët, rumin dhe 50 gramë sheqer të imët. Kjo përzierje duhet të përzihet derisa të shkrihet sheqeri.

Bashkoni çokollatën e shkrirë dhe gjalpin me vezët dhe përzieni më tej. Kur masa të jetë uniforme, shtoni miell gradualisht me një lugë. E mbulojmë tasin me folie dhe e lëmë në frigorifer për dy deri në katër orë, pasi masa duhet të jetë e fortë para pjekjes.

Kur masa të jetë gati, ndezim furrën në 170 gradë. Merrni një pjesë të masës me një lugë dhe formoni topa të madhësisë së dëshiruar. I hedhim topthat fillimisht në pjesën tjetër të sheqerit të imët dhe më pas në sheqer pluhur.

Tavën e shtrojmë me letër pjekjeje dhe i rregullojmë topthat në një distancë prej dy centimetrash. Ata duhet të piqen për 10 minuta, në mënyrë që mbushja të mbetet e butë. /Telegrafi/