Bureko 6×6 apo “bisha” me 6 rrota është krijuar në Republikën Çeke. Si bazë për krijimin e kësaj “bishe” ka shërbyer modeli Silverado i Chevroletit.

Kjo “bishë” me 6 rrota vjen me motor të Chevroletit 6.2-litër V8 të përforcuar në mbi 600, 650, 700, 800, 1.000 dhe madje në 1.200 kuajfuqi.

Në ofertë janë dy versione – Double Cab dhe Crew Cab, ndërsa versioni me boshtin më të gjatë të rrotave e ka 6.2 metra.

Gjithashtu, Bureko 6×6 vjen me interier prej lëkure, sistemin për drejtim në trasen e trafikut, sistemin automatik të frenimit, sistemin për parkim, ejt.

Sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar çmimi i kësaj “bishe” çeke me 6 rrota.