Bisedimet me Ukrainën, delegacioni rus niset për në Bjellorusi

Një delegacion rus për bisedime është nisur drejt Bjellorusisë, për të realizuar raundin e tretë të diskutimeve me palën ukrainase.

Takimi i fundit që u mbajt mes këtyre dy palëve u organizua ditën e enjte, ku u dakordua hapja e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

Megjithatë, kjo marrëveshje nuk u aplikua, me Ukrainën dhe Rusinë që akuzojnë njëra tjetrën për mosrespektim të armëpushimeve të përkohshme.

Nuk dihet ende për vendndodhjen e saktë se ku do të mbahen këto bisedime.

Recep Tayyip Erdogan i kishte propozuar presidentit Putin për organizimin dhe mbajtjen e këtyre bisedimeve në Turqi, dhe një ambasador rus kishte konfirmuar këtë propozim.

Megjithatë, duket se edhe kësaj radhe bisedimet do të organizohen diku në Bjellorusi.