“Bire këtu” – Përplasen Xhavit Ukaj dhe Bekim Haxhiu

Një përplasje mes deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj dhe atij të PDK-së, Bekim Haxhiu, ka ndodhur në seancën e Kuvendit, e cila është duke u mbajtur aktualisht.

Gjithcka ndodhi në momentin kur Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë Haxhiut, që t’ia sjell mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“Bire këtu mocionin, unë ta nënshkruaj”, i ka Ukaj, Haxhiut.

Në këtë përplasje ndërhyri shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i cili kërkoi nga deputeti Xhavit Ukaj të ulet.

“Ulu bre se nuk ka kuptim”, dëgjohet duke i thënë Gashi, Ukajt