Producenti i njohur Shkumbin Nebihu, i njohur si Bini Diez, është deklaruar pas një incidenti të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Veternik.

Siç raportoi Paparaci, edhe Nebihu e konfirmon se ai u sulmua nga reperi Don Xhoni, derisa ishte me familje.

“Është bërë sulm ndaj meje padrejtësisht. M’u ka thyer vetura nga Don Xhoni. Nuk kam absolutisht asgjë me atë person. Kam dalë me familje, u përdor armë, me revole më kanë dalë. Nuk jam lënduar, jam larguar me makinë. Në polici jam”, ka deklaruar Bini Diez për Paparacin.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e sakta që çuan në konflikt, ndërsa policia ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar.