BimBimma zbulon datën e promovimit të librit

Gjithçka gati për promovimin e librit nga reperi BimBimma.

BimBimma njihet nga publiku kosovar për tekstet e tij, ku në çdo këngë reperi prek ndonjë temë sociale.

Tani ai ka bërë gati edhe një libër i cili do të titullohet ‘Po e zi’ dhe promovimi i tij do të bëhet në menzën ‘Ramiz Sadiku’ më 5 qershor në ora 19:00 .

Të gjithë adhuruesit e muzikës së 36 vjeçarit janë shumë të interesuar ta kuptojnë se për çfarë përmbajtje bëhet fjalë.