BimBimma publikon bashkëpunimin me Tunën dhe ErgeNR “Skutaqja”

Reperi BimBimma po vazhdon me publikimin e projekteve të reja muzikore në kuadër të albumit të tij të ri.

Së fundmi, artisti shqiptar ka ripërpunuar një nga këngët e vjetra “Skutaqja”, të cilën e solli në bashkëpunim me Tuna Sejdin dhe ErgeNR.

Ky kombinim i këngëtarëve shqiptarë u mirëprit nga publiku dhe reagimet e fansave të tyre ishin të shumta dhe mjaft pozitive.

Për ‘beatin’ e këngës është përkujdesur ‘Strike Beats’, derisa miksimin dhe masterizimin e ka bërë Faton Dolaku.

Ky projekt pason pas “Sweet Dreams”, “Këngë me dy fjalë”, “Still Hustling”, “Pare” e shumë të tjerë të publikuar javë më parë.

Ndryshe, këngën tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të BimBimmës në YouTube, e që në vazhdim do ketë prurje të reja nga po i njëjti reper. /

loading…