BimBimma prezanton tatuazhin e ri të realizuar në krah

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, është shumë i pëlqyer për këngët e tij.

Ai është çdoherë aktiv në tregun muzikor me projekte të shumta muzikore, të cilat mirëpriten gjithnjë nga fansat e tij.

BimBimma është i njohur edhe për tatuazhet në trupin e tij, me të cilat gjithnjë ka rrëmbyer vëmendjen.

Së fundmi, reperi ka bërë të ditur se ka shtuar edhe një tjetër tatuazh në trupin e tij.

Bëhet fjalë për portretin e dy qenve të tij, të cilin ai e ka vizatuar në krahun e tij.

Këtë tatuazh, BimBimma e ka ndarë me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetin social Instagram, duke marrë komplimente të shumta nga fansat.