Reperi

Bimbimma: Edhe Eminem i ka freestyle-t të shkruara

I ftuar në emisionin “Drive Time me Shuikin”, në Radio Prishtina reperi i njohur Bim Bimma ka befasuar me një deklaratë të dhënë për reperin e njohur ndërkombëtarë Eminem. Të pyetur nga Shuki se cili prej rezerve i kanë freestylat më të mira, Bima është përgjigjur që secili në mënyrën e vet pasi që edhe Eminem sipas tij nuk i bën aty për aty por i ka të shkruara paraprakisht, transmeton Ballkani.info.

“Edhe Eminem që i bën Freestyle e veta edhe ai ka krejt të shkruara nuk bën asgjë vet. Senet e shkruara që i ka vetëm i lidh me ato sene që i ndodhin tash. Ai merr vetëm copa copa prej strofave. Edhe Freestyle që nuk janë të shkruara vërehen dhe nuk ka të krahasuar me ato që janë të shkruara”, ka thënë BimBimma.

Në anën tjetër bashkëpunëtori i Bimës, ErgeNR ka veçuar disa nga reperët shqiptarë të cilët i kanë të mira Freestylet.

“Në sezonin e kaluar ka qenë Buta, Sam4, Blake, BimBimma, Festimi dhe secili artist që ka qenë atu e ka dhënë të veten dhe më ka pëlqyer që askush nuk ka qenë i njëjtë dhe nuk i kanë pasur rimat e njëjta”, ka thënë ErgeNR.