Billy Porter konfirmon se do të luajë rolin e Nënë Zanës në filmin “Hirushja”

Billy Porter konfirmoi gjatë fundjavës se ai do të luajë rolin e Nënë Zanës në ribotimin e filmit “Hirushja” nga kompania e madhe Sony.

Hollywood Reporter zbuloi të enjten se aktori 50 vjeç ishte në bisedime për të interpretuar zërin e këtij roli, shkruan DailyMail.

Pastaj të shtunën, Porter vetë konfirmoi se do të luajë rolin e Nënë Zanës gjatë një interviste në New Yorker Festival.

“Unë jam duke punuar në një film të ri. Do të luaj Nënë Zanën në filmin e ri të Hirushes me Camila Cabellon”, tha ai.

Këngëtarja Cabello ndërkohë është caktuar të luajë rolin e Hirushes.

Sony tashmë ka caktuar edhe datën e publikimit të këtij filmi, që do të jetë më 21 shkurt 2021.
Disney publikoi klasikun origjinal të animuar të Hirushes në vitin 1950.

loading…