Bill Gates: Vera e vitit 2021 mund të jetë pothuajse normale

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates beson se shumë “gjëra” do të kthehen në “normale” deri në verën e vitit 2021, nëse miratimet e vaksinave COVID-19 nuk sjellin ndonjë surprizë të keqe.

“Shumë e mundshme deri në verë, shumë gjëra do të kthehen në normalitet… Nëse miratimet e vaksinave vijnë shpejt”, tha Gates në një intervistë televizive të enjten mbrëma.

Dy vaksina, njëra nga Pfizer dhe Moderna, tashmë kanë dhënë më shumë se 90 për qind të rezultateve të efikasitetit dhe po ecin shpejt drejt aplikimit për aprovimin e përdorimit emergjent.

Vaksinat e para mund të fillojnë në SHBA në fund të dhjetorit

“Ne do të jemi në gjendje të kthehemi në zyre dhe të hapim ato restorante dhe bare dhe të themi në rregull, ne jemi në një fazë krejtësisht të ndryshme nga tani”, tha Gates në lidhje me vizionin e tij të verës së vitit 2021.

“Ne mund ta kthejmë të gjithë vendin, çdo nxënës përsëri në shkollë. Unë mendoj se është e arritshme dhe një qëllim shumë i rëndësishëm që duhet të kihet parasysh”, i tha Gates, CNN.

“Urgjenca dhe numrat janë mjaft shqetësuese. Ju e dini nëse përfundoni me të gjitha vaksinat e sotme, na duhen mbi 10 miliardë doza për të arritur në një përqindje të lartë të botës”, tha Gates.

Vërejtjet e Gates vijnë në një kohë kur SHBA po përjeton rritjen e saj më të keqe të coronavirusit në muaj, me rastet e përditshme që thyejnë rekorde ditë pas dite.