Bill Gates blen jahtin e parë në vlerë 600 milionë euro FOTO

Megjithëse në revistën Forbes ka rënë në vendin e tretë në klasifikimin e njerëzve më të pasur në botë, Bill Gates nuk ka nguruar të bëjë shpenzime marramendëse.

Jaht-i i tij i parë, i cili përveçse ka kushtuar 600 milionë euro, i pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë, është gjithashtu i ndërtuar me një sistem inxhinierik i cili favorizon aspektin ekologjik.

Do të quhet “Aqua”, një model ende i pa dalur në treg të furnizuar me hidrogjen.

I prezantuar në Monaco, do të jetë gati për përdorim me të gjitha funksionet dhe shërbimet në vitin 2024.

Të shumtë do të jenë ata që do të mbeten të mahnitur nga luksi i kabinave, pishinës, saunës, palestrës, sallës së Yogës dhe nga ujëvara e jashtme.

Ekuipazhi do të përbëhet nga 31 persona dhe kapiteni.