Bill Clinton reagon pas sulmit me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka reaguar pas sulmitme thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie.

Rushdie në vitin 1988 e ka botuar librin “Vargjet Satanike”, i kontestuar nga shumë myslimanë sipas të cilëve përmban ofendime ndaj profetit Muhamed.

“Salman Rushdie e ka jetuar jetën e tij me guxim dhe ka refuzuar të lejojë që frikësimi ta heshtë atë, artin e tij dhe atë që ai përfaqëson. Unë e mbaj atë në mendimet e mia dhe lutem për shërimin e tij”, ka shkruar Clinton në Twitter.