Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka publikuar një pjesë fillestare të dokumenteve që lidhen me Jeffrey Epstein, financier amerikan i akuzuar për trafikim dhe abuzim seksual të të miturve.

Dokumentet, të cilat përfshijnë foto, video dhe dokumente hetimore, priteshin më shumë pasi Kongresi miratoi një ligj që detyron që dosjet të publikohen të plota deri të premten. 

Departamenti i Drejtësisë (DOJ), megjithatë, pranoi se nuk do të jetë në gjendje të publikojë të gjitha dokumentet brenda afatit të caktuar, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Një numër fytyrash të famshme janë përfshirë në grupin e parë të dosjeve – përfshirë ish-Presidentin e SHBA-së Bill Clinton, vëllain e Mbretit britanik, Andrew Mountbatten-Windsor dhe muzikantët Mick Jagger dhe Michael Jackson.